Rektori i UP-së mund të shkarkohet të premten, Këshilli Drejtues e fton në raportim – Hoxha e quan ndërhyrje

by admin
Spread the love

Organizata për Rritjen e Cilësisë
në Arsim (ORCA) thirrjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për
vlerësimin e performacës së menaxhmentit dhe vendosja para përgjegjësisë
institucionale të rektorit Naser Sahiti, po e konsideron ndërhyrje në punën e këtij
institucioni.

Këshilli në mbledhjen e paralajmëruar
për të premten, sipas Dibran Hoxhës nga kjo organizatë po synon shkarkimin e
rektorit.

Sipas tij, Këshilli ka në përbërje
profesor që ai i quan plagjiator si Selim Bezeraj, dhe Rifat Krasniqi i cili
sipas tij është bërë pjesë e Këshillit përmes pazareve politike.

“Këshilli drejtues i UP-së
nesër ka thirrur mbledhje dhe pika e rendit të ditës është vlerësimi i performacës
së menaxhmentit dhe vendosja para përgjegjësisë institucionale, që d.m.th me
fjalë të tjera aty veçqë është bërë një lloj kuorumi për ta shkarkuar rektorin
dhe kjo është komplet e pa bazë. Problemi është që nuk ka kurrfarë gjetjesh të
tilla as nga ne”.

“Kjo është një ndërhyrje e qartë
nga jashtë. Duhmei me cekë që këshilli drejtues është në përbërje shumë të re
dhe në atë këshillë janë dy persona komplet inkompeten për pozitën që kanë dhe
punën që e bëjnë, Selim Bezeraj që është plagjiatorë i dëshmuar, do të thotë një
person që është me plagjiaturë është në organin ma të lartë drejtues dhe vendos
për menaxhmentet e Universitetit dhe një person tjetër që ka ardhur nga pazaret
politike është Rifat Krasniqi, këta dy persona do ta vlerësojnë punën e
menaxhmeniti”, tha ai.

Ai shtoi se nga monitorimi që ka bërë
kjo organizatë rektori nuk ka pasur as një skandale të raportuar dhe as një
shkelje ligjore ose keqmenaxhim të Universitetit, raporton EO.

“Ne do ta marrim veshë nesër
sepse na e dimë sepse ne e monitorojmë nga afër nuk ka as një skandale të
raportuar dhe as një shkelje ligjore ose keqmenaxhim të Universitetit, aq sa na
e monitorojmë ai e ka bërë një punë të përkryer”.

“Është cekur se do të
vendosen para përgjegjësisë institucionale dmth që na kemi disa gjetje dhe do i
vendosim, nëse gjetjet janë të bazuar atëherë t’i vendosim. Ne e dimë që këto
janë lojëra të qarat politike kjo është ndërhyrje e jashtme”, tha ai.

Përderisa Rektori Naser Sahiti
gjatë të enjtes do të mbajë konferencë për medie, e që sipas njoftimit të UP-së
do të flasë për gjendjen në këtë institucion.

You may also like