Rekordi i Haaland, para Churchill! Pas fundjavës Man.City bëhet gati për një tjetër kontratë për yllin norvegjez

by admin
Spread the love

Fitorja e fundit e Manchester Cityt përballë Fulhamit 1-2  I dha |”Qytetarëve” nga Manchesteri edhe kryesimin e Premier Leagues që mbahej prej shumë javësh nga Arsenal. Një rrokadë kjo që me sa duket vjen në momentin e duhur, në fund të kampionatit për skuadrën e Pep Guardiolës.

Gjithçka në këtë sezon të suksesshëm duke se I atribuoet Erling Haaland që po përjeton sezonin më të mirë të karrierës teksa në ndeshjen e fundjavës realizoi golin e 50 sezonal dhe të 34-tin në Premier League, ndërkohë që i duhet edhe një gol për rekordin absolut.

Këto shifra e bëjnë atë lojtarin e parë për një klub anglez që e arrin këtë kuotë golash në një sezon të vetëm që nga viti i largët 1931. Trajneri spanjoll ka përfituar të bëjë pak humor në lidhje me rekordin e veçantë të lojtarit të tij në sezonin e parë në ishull. “Rekordi që theu Haaland ishte aq i vjetër sa në atë kohë Churchill nuk ishte bërë ende kryeministër”.

Norvegjezi i ka bërë të gjithë për vete në radhët e Manchester City dhe tashmë drejtuesit e kubit kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratën e “vikingut”.

Në fakt, marrëveshja aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2027, por ideja e drejtuesve të The Citizens është që në kontratën e re të mos ekzistojë asnjë klauzolë largimi. Klube si Real Madrid, Paris Saint-Germain apo edhe Barcelona janë gjithnjë me “një sy” nga Haaland dhe City kërkon t’i heqë çdo mundësi që i lehtëson rrugën klubeve të sipërpërmendura për të arritur te 22-vjeçari.

Për momentin, Haaland ndjehet i rëndësishëm dhe i lumtur te City e synon të qëndrojë gjatë në Angli, ndaj tratativat për rinovimin e kontratës pritet të zgjasin pak me norvegjezin që është i gatshëm të firmosë.


Top Channel

You may also like