Rekord tifozësh në “San Siro”, fansat mbushin arkat e Interit

by admin
Spread the love

Sot në mbrëmje do të arrihet kuota e 1 milion tifozëve të pranishëm në këtë sezon në “Xhuzepe Meaca”. Tifozët kanë qenë një nga armët më të forta të Interit dhe këtë e ka pranuar vetë trajneri Simone Inzagi.

“Kemi krijuar një raport fantastik me të gjithë. Është diçka e bukur”, tha ai pas ndeshjes kundër Atalantës. Ndaj Xhenoas do të arrihet kuota magjike prej 1 milionë tifozës në 14 javë të luajtura në kampionat. Kjo do të thotë se mesatarja ka qenë 72.924 tifozë për ndeshje, më e larta në të gjithë hsitorinë zilaltër, pak më superiore sesa ajo e Milanit. Këtë herë ka një përfshirje të frikshme dhe për ta kuptuar këtë mjafton të kujtojmë sa ishte mesatarja në vitin e famshëm të Tripletës: 56.195 mijë tifozë çdo javë.

Dhe çdo e diel apo e shtunë është e bekuar. Jo vetëm për atmosferën e jashtëzakonshme, por edhe për arkat e klubit zikaltër. Nga ndeshja në ndeshje skuadra është duke thyer rekorde edhe në këtë aspekt. Në sezonin e kaluar, Interi arkëtoi 100 milionë euro (shifra më e lartë) në histori. Por vjet ekipi përjetoi edhe mbrëmje magjike në Ligën e Kampionëve duke fituar shumë para prej tyre dhe po ashtu nga ndeshjet në Kupën e Italisë.

Këtë vit, rrugëtimi europian duhet rishkruar, ndërsa nga Kupa është eliminuar. Megjithatë, trendi është superior. Sot në mbrëmje Interi do të ketë arkëtuar 80 milionë euro. Mungojnë ende edhe 5 ndeshje në Meazza, edhe pse të gjithë shpresojnë të jenë më shumë dhe gjithçka do të varet nga sfida kualifikuese me Atletikon. Në asnjë ndeshje në kampionat kuota e tifozëve nuk ka zbritur në 70 mijë dhe kundër Atletikos pak javë më parë u regjistrua rekordi i dytë europian me 9.4 milionë euro të arkëtuara.

PANORAMASPORT.AL

You may also like