rekord i zi në Kosovë në një ditë të vetme – Shqip

by admin
Spread the love

Në Kosovë u shënua një rekord i zi viktimash nga aksidentet brenda një dite.

Pesë jetëhumbje u shkaktuan në tre aksidente: në Podujevë, Pejë e Prishtinë.

Në rastin e parë, në rrugën Llapnasellë-Graçanicë, në aksident u përfshin dy automjete. Bilanci: një i vdekur, dy plagosje.

Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën që lidh fshatrat Sfeqël dhe Shajkovc të Podujevës, me bilanc dy vdekje dhe një plagosje.

Aksidenti i tretë ndodhi në fshatin Ozdrim të Pejës, ku një automjet goditi për vdekje dy këmbësorë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në spital. /tesheshi.com/

 

 

You may also like