REK Osllomej prej sot rikthehet në rrjet

by admin
Spread the love




Kombinati i minierës dhe energjetikës Osllomej sot në mëngjes sërish është vënë në punë. Termocentrali është në funksion dhe prodhon energji elektrike, njoftojnë nga EMV.

Për momentin, të gjitha kapacitetet funksionale të SHA EMV janë në funksion dhe furnizojnë me energji elektrike sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë. Ekspertët e prodhuesit nga Turqia ndodhen në KME Manastir dhe së bashku me punonjësit e uzinës po punojnë intensivisht në instalimin e transformatorit të bllokut 3″, thonë nga EMV.


You may also like