Reja nuk i ndahet shqiptarëve/ Ish-trajneri kuq e zi do të drejtojë ekipin e qytetit të lindjes

by admin
Spread the love

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Edi Reja me sa duket nuk ka ndërmend t’i ndahet futbollit dhe shqiptarëve.

Pak ditë më parë ai u emërua trajneri i qytetit të tij të lindjes, Goricës, e cila marr pjesë në kampionatin slloven, por ka një pronarë me orgjinë shqiptare nga Mali i Zi Xhorxh Juncaj, biznesmen që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu në skuadrën e re të Rejas, mes 27 lojtarëve që ka në dispozicion, ka edhe tre lojtarë shqiptarë si Karrica, pjesë e ekipit kombëtarë U21Stiv Juncaj dhe Alesando Ahmetaj.

Pasi njoftoi se Shqipëria do të ishte ekipi i tij i fundit si trajner, Reja me sa duket e ka të pamundur t’i rezistojë një oferte për të qenë sërish aktiv dhe për të ndjekur pasionin e tij futbollin nga fusha, sidomos kur bëhet fjalë për klubin e qytetit të tij.

Së bashku me të, do të jenë edhe ndihmësit Luigi Febrari e Stefano Porrini, stafi i njëjtë që ishte në përfaqësuesen shqiptare. Reja në postin e trajnerit te kjo skuadër do të pasojë Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija.

Reja lindi në Loçnik nga një baba slloven dhe një nënë Friuliane dhe aktualisht ai jeton pikërisht në Gorica, një qytet i caktuar brenda territorit italian. Në Traktatin e Paqes së Parisit.

Gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Edoardo Reja  drejtoi shumë klube italiane. Ka fituar kampionatin e Serisë B me Brescia-n dhe Vicenza-n dhe statusin e nënkampionit me Cagliarin dhe Napolin. Ai drejtoi edhe Lazion, Atalantën dhe Hajdukun, krenarinë e Splitit. Së fundi drejtoi edhe përfaqësuesen shqiptare për 3 vite e gjysmë. Reja në postin e trajnerit te kjo skuadër do të pasojë Miran Srebrnic, i cili u shkarkua pas një sërë rezultatesh të këqija.

ND Gorica është aktualisht në vendin e fundit (10), me 15 pikë, tre pikë më pak se vendi i nëntë nëntë që të çon në “play-off” për të qëndruar në ligë, ndërsa zona e sigurisë është katër pikë larg dhe ky është padyshim objektivi primarë i Rejas që të ndihmojë skuadrën të qëndrojë në kategori. Ndeshja e së shtunës do të jetë edhe debutimi i Rejas me Celjen, një skuadër e vendit të tretë në kampionatin slloven.


Top Channel

You may also like