Regjisori që u bë luftëtar, nga filmat në vijën e parë të frontit në Donbas

by admin
Spread the love

Më pak se një vit më parë regjisori ukrainas Oleg Sentsov po prezantonte filmin e tij më të ri “Rhino” në festivalin prestigjioz të filmit në Venecia.

Por që kur Moska pushtoi vendin e tij në shkurt, regjisori, e la punën e tij dhe iu bashkua luftimeve për të mbrojtur vendin.

“Kinemaja është vetëm një pjesë e jetës sime, pjesë e rëndësishme, por vetëm një pjesë. Rusia dëshiron të marrë përsëri koloninë e saj të vjetër të Ukrainës, por Ukraina nuk është një koloni. Ukraina është një vend i pavarur dhe kemi një komb shumë të guximshëm që do të luftojë kundër çdo agresioni”.

Në intervistën me AFP në ditën e tij të pushimit në qytetin e Kramatorsk, regjisori rrëfeu rrugën që e çoi atë nga puna në kinema, me pas në një burg rus dhe tani në llogoret e Donbasit. Sentsov ka qenë gjithmonë politikisht aktiv.

“Unë e çova familjen time në Lviv, më pas u ktheva për t’u angazhuar në mbrojtjen territoriale në Kiev. Unë jam pjesë e një njësie të inteligjencës që mbështet dhe mbron grupet që veprojnë, në veçanti, Stinger.
Sentsov mori pjesë në kryengritjen e Maidanit të vitit 2013 që rrëzoi një president pro-Kremlinit në Ukrainë dhe më pas iu bashkua demonstratave në Krime”.

Më vonë të njëjtin vit, regjisori i filmit të njohur ndërkombëtarisht “Gamer” (2011) u arrestua nga Rusia dhe u dënua me 20 vjet burg për akuzat e terrorizmit.

I hedhur pas hekurave në Siberi, Sentsov organizoi një grevë urie për 144 ditë përpara se të lirohej në vitin 2019 si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa ishte pas hekurave, Sentsov në vitin 2018 iu dha Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian për Lirinë e Mendimit.


Top Channel

You may also like