Reformatimi i Qeverisë, i nevojshëm – Analistët përmendin katër dikastere që duhet ndryshuar

by admin
Spread the love

Kur kanë kaluar mbi
një vit qeverise, thirrjet ndaj kryeministri Albin Kurti për reformatim të
Qeverisë janë shtuar nga njohësit e rrethanave politike. Ata po i shohin si të
nevojshme këto ndryshime, pasi sipas tyre, ministrat që kanë performuar dobët
gjatë kësaj kohe, duhet të zëvendësohen, raporton Ekonomia Online.

Ministria e Punëve
të Brendshme, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe ajo e
Infrastrukturës, janë disa nga dikasteret që kërkojnë reformatim sipas tyre.

Analisti politik,
Mazllum Baraliu, konsideron se reformatimi i Qeverisë nuk duhet të ndodh për të
joshur militantët partiak por që sipas tij duhet të jenë profesional dhe me
meritë.

“Është e nevojshme
që të ketë një reformatim (mbikëqyrje të ministrave), do t’i bënte mirë
riformatimi, por tani duhet të ketë një seleksion më të mirë se qe kishte, pra
jo militant partiak, jo për t’i kënaqur e joshur ambiciet politike tek anëtarët
e koalicionit siç në disa raste ka ndodhur por thjeshtë principi i vlerës dhe
meritës të jenë principe kryesore , ku vlera dhe merita nënkuptojnë edhe ftese
profesionale edhe aftësi menaxheriale politike”.

“Unë mendoj që ua
ka treguar vendin sepse disa deputetë janë bërë opozitë brenda partisë së tyre
në fakte dhe shpesh herë ngrisin zëra dhe në institucione duke treguar egon e
tyre personale mbi interesat e komisioneve trupave dhe organizmave ku janë ata
në grup punues dhe kjo nuk di të duhej te ndodhte”.

Reformatim të
Qeverisë kërkon edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, raporton EO.

Ai thotë për
Ekonomia Online se duke e parë dështimet në realizimin e planit të punës, është
e nevojshme kjo ndërhyrje.

“Sigurisht që
nevoja për reformatim u tregua në bazë të planit të punës për realizimin e
aktivitetit të secilës ministri, sigurisht që është marrë nga shoqëria civile,
dhe u pa që shumica e ministrive nuk e kanë tejkaluar planin 50 për qind të
realizimit të aktiviteteve, përjashtuar disa dy apo tri ministri, kurse shumica
prej ministrive nuk e tejkalonin atë normën e planifikuar të realizimit të
planit qeverisës dhe sigurisht karshi ka reflektuar edhe kryeministri Kurti,
duke e parë që diçka nuk është në rregull dhe para Kongresit të Partisë ai
vetëm i dha disa paralajmërime se mund të ketë një reformatizim të Qeverisë”,
tha Sadiku.

Sadiku përmendi
edhe dikasteret në të cilat duhet të ketë reformatim. Sipas tij janë katër
ministri që konsiderohen si bërthama e secilës Qeveri.

“Sigurisht nëse i shikojmë matjet që i kemi bërë ka vërejtje në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të Ministrisë së Arsimit po ashtu Ministria e Shëndetësisë çalon. Pastaj është Ministria e Infrastrukturës e cila nuk e ka shpenzuar buxhetin e planifikuar, pra janë këto ministritë e mëdha që janë bërthama e secilës Qeveri. Konsideroj që këtu do duhej të ishte fokusi më i madh i Albin Kurtit që ta rikthejë për sëmbari qeverinë e tij në mandatin e dytë, duke riformatizuar katër apo pesë dikasteret kryesore të kësaj qeverie”, u shpreh Sadiku për EO.

You may also like