Referendumi i Serbisë në Kosovë – ambasadorët e QUINT-it takojnë liderët e institucioneve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari, Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti do të presin në takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Temë e diskutimit do të jetë lejimi i organizimit të referendumit të Serbisë në Kosovë, raporto Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar në zyrën e së parës së shtetit, përderisa në takim pas ambasadorëve ka shkuar edhe kryeministri Albin Kurti.

Shtetet e QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të lejoj OSBE-në të organizojë referendumin e Serbisë në territorin e Kosovës siç ishte praktikuar më herët në procese zgjedhore.

Kurse nga Qeveria kanë thënë se se serbët në Kosovë që kanë dyshtetësi mund të jenë pjesëmarrës në këtë referendum nëpërmjet votimin me postë ose në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë .

You may also like