Reduktimet e rrymës po bëhen të papërballueshme, Kurti jep këto arsyetime

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka folur për krizën energjetike me të cilën po përballet vendi.

Si arsyetime për këtë gjendje, Kurti ka dhënë vjetërsinë e termocentraleve dhe çmimin e lartë ndërkombëtarisht.

Ka thënë se vjet ka qenë e paimagjinuar se Kosova do të ndodhet në një situatë të tillë sivjet.

“Termocentrali Kosova A ka tri njësi me 60 vjet të vjetra, Termocentrali Kosova B 40 vjet të vjetra. Riparimet po e zvogëlojnë prodhimin e po na shtojnë importimin e reduktimet. Ka qenë e paimagjunuar në vitin e kaluar kjo situatë sivjet”.

“Tash ende pa ardhë dimri ka pasë raste që 1 mgv ka shkuar 1 mijë euro. Situata është shumë e rëndë, ju po shihni cka po thonë edhe liderët në Gjermani, Francë e gjithë Evropën.’’, ka deklaruar Kurti.

Këto deklarata kreu i ekzekutivit i bëri para mediave, pas ceremonisë së përurimit të Abetares së përbashkët Kosovë-Shqipëri, që u mbajt në Gjakovë.

You may also like