“Receta” e Postecoglou: Dominim me mënyrën tonë e të luajturit futboll!

by admin
Spread the love

Për trajnerin e Tottenham, Ange Postecoglou receta e rikthimit te triumfi, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Wolves, është të luajnë dhe dominojnë në zonat ku ata ndjehen komodë.

Në prononcimin e dhënë për mediet në prag të takimit ndaj Crystal Palace, kreu i stolit të “Spurs” theksoi se skuadra duhet të jetë gati për t’u rikthyer te fitorja.

“Ne duhet të jemi gati, por, edhe një herë, është më e rëndësishme për ne që të dalim në fushë dhe të luajmë futbollin tonë. Ne duhet të përpiqemi të dominojmë në zonat ku duam të dominojmë dhe të sjellim energji dhe përkushtim”-deklaroi Postecoglou.


Top Channel

You may also like