Rebelimi i Wagner në Rusi, reagimet e liderëve botërorë! “Kremlini po korr atë që mbolli”

by admin
Spread the love

Krerët botërorë po reagojnë pas situatës së tensionuar në Rusi, ku kreu i grupit ushtarak Wagner nisi atë që presidenti rus, Vladimir Putin e quan një “kryengritje të armatosur”.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev bëri thirrje për rivendosjen e rendit dhe ligjit në Rusi.

“Rendi kushtetues dhe sundimi i ligjit janë një parakusht për ruajtjen e ligjit dhe rendit në vend. Kjo është baza për sigurinë e shoqërisë dhe zhvillimin e saj të suksesshëm”, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit kazak.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Twitter theksoi se mbështetja e BE-së për Ukrainën “vazhdon pa pushim”.

Letonia ka rritur sigurinë përgjatë kufirit të saj me Rusinë dhe ka ndaluar rusët të hyjnë, sipas ministrit të Jashtëm të Letonisë, Edgars Rinkēvičs. Ai tha në Twitter se nuk ka “asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Letoninë” dhe shtoi se zyrtarët po shkëmbejnë informacione me aleatët.

Gjeorgjia po “monitoron nga afër” ngjarjet që po ndodhin në Rusi, tha të shtunën presidentja Salome Zourabichvili.

“Kufiri ynë duhet të kontrollohet fort në funksion të valëve të reja të mundshme të migrimit”,  shkroi ajo në Twitter .

Gjermania gjithashtu ka monitoruar zhvillimet që nga mbrëmja e djeshme dhe është në kontakt të ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë, tha të shtunën Ministrja e Jashtme e vendit, Annalena Baerbock.

“Qytetarët gjermanë në Rusi këshillohen të ndjekin këshillat tona të përshtatura të udhëtimit dhe sigurisë”, tha ajo.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se “po ndjek nga afër ngjarjet që po zhvillohen në Rusi, të cilat dëshmojnë se si agresioni kundër Ukrainës po shkakton gjithashtu destabilitet brenda Federatës Ruse”, tha zyra e saj në një deklaratë.

Ambasada italiane në Moskë u ka bërë thirrje qytetarëve italianë në rajonet e Rostovit dhe Voronezhit të Rusisë që të qëndrojnë “të fshehur” dhe të jenë “të informuar për zhvillimet”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda tha se ngjarjet aktuale tregojnë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka “dështuar”.

“Duke ndjekur nga afër ngjarjet. Regjimi i Kremlinit korr atë që mbjell. E gjithë dhuna e drejtuar ndaj Ukrainës ka dështuar”,  shkroi ai në Twitter.

“Samiti i NATO-s në Vilnius do të vlerësojë rrethanat e reja. Situata komplekse e sigurisë kërkon masa shtesë. Ne duhet të përgatitemi për çdo skenar!”

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar zhvilloi një takim të grupit të punës të qeverisë COBR (Dhomat e Informimit të Zyrës së Kabinetit). Këto takime thirren nga qeveria për të diskutuar reagimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj situatave emergjente. Më herët, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak i kërkoi Kremlinit dhe Wagnerit “të jenë përgjegjës dhe të mbrojnë civilët”.

Ministrja e Francës për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna së bashku me Ambasadën Franceze në Moskë tha se “po ndjek nga afër ngjarjet në vijim në Rusi dhe është plotësisht e mobilizuar për të garantuar sigurinë e qytetarëve francezë në vend, si dhe atë të personelit konsullor dhe diplomatik”.


Top Channel

You may also like