Reali përmbys Sociedadin dhe merr arratinë, Uzuni dhe Bare nuk lënë shenjë

by admin
Spread the love

Reali i Madridit marshon drejt titullit kampion në LaLiga këtë sezon. Djemtë e Ancelottit kanë mposhtur 4-1 Real Sociedadin dhe falë këtij suksesi janë shkëputur në krye të renditjes, duke çuar në 8 pikë diferencën me ndjekësit e Sevilla.

Baskët kanë kaluar të parët në avantazh me Oyarzabal, që ka zhbllokuar sfidën nga pika e bardhë e penalltisë. Madrilenët reagojnë dhe përmbysin gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë. Camavinga barazon rezultatin, ndërsa Modric kalon në avantazh Realin.

Madrilenët luajnë më mirë në pjesën e dytë dhe gjejnë edhe golin e tretë me Benzema, që tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë, Asensio plotëson pokerin dhe vulos këtë sukses, që afron Realin e Madridit drejt titullit kampion.

Falë një goli të Avila në pjesën e dytë, Osasuna ka arritur të mposhtë minimalisht 1-0 Villarrealin në ndeshjen hapëse të kampionatit spanjoll ditën e sotme.

Espanyoli ka fituar 2-0 në shtëpi përballë Getafes. Bare ka luajtur gjatë gjithë lojës në këtë takim, por sfida është vendosur nga Cabrera dhe një autogol i Cabaco që në pjesën e parë.

Valencia merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mposhtur 3-1 Granadan e Uzunit, që ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes. Pas një pjese të parë të luftuar të mbyllur në barazim të bardhë, vendasit kanë shënuar 3 gola të shpejtë në pjesën e sytë, duke vulosur fatin e kësaj sfide.

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

Spanjë – LaLiga / Java e 27-të

Real Madrid- Real Sociedad 4-1

Camavinga 40’, Modric 43’, Benzema 75’ (pen), Asensio 79’ / Oyarzabal 10’ (pen)

Osasuna- Villarreal 1-0

Avila 63’

Espanyol- Getafe 2-0

Cabrera 17’, Cabaco 27’ (aut)

Valencia- Granada 3-1

Guedes 48’, Gomez 51’, Soler 62’ (pen) / Domenech 56’ (aut)

You may also like