Reali hedh sytë nga Premier League, kërkohet një mbrojtës dhe një sulmues

by admin
Spread the love

Reali i Madridit ka hedhur sytë nga Premier League për të përforcuar organikën për sezonin e ardhshëm. Ëndrra e kampionëve në fuqi të Europës, quhet Joao Cancelo, që shihet si lojtari ideal për të përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sipas “AS”, portugezi është zgjedhja e parë e madrilenëve për të zëvendësuar Carvahal në krahun e djathtë të mbrojtjes. Por nuk do të jetë e lehtë të bindet Manchester City, që nuk e lëshon ish-lojtarin e Interit dhe Juventusit, nëse nuk paguhen të paktën 70 milionë euro.

Reali është i gatshëm që të nisë një tjetër ofensivë për Gabriel Jesus, të cilin e synonte që kur luante me City. Sipas “The Sun”, klubi i drejtuar nga Florentino Perez ka përgatitur një ofertë zyrtare për Arsenalin për qendërsulmuesin brazilian.

Gabriel Jesus ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 7 asist në 16 ndeshjet zyrtare që ka zhvilluar me “topçinjtë” e Londrës dhe kartoni i tij vlerësohet 65 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Arsenal Twitter

You may also like