Reali është gati të rrëmbejë De Ligtin nga Bayerni

by admin
Spread the love

Real Madrid është hedhur kokë e këmbë për në merkaton e janarit për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Spanjollët janë me shumë mungesa në këtë repart, pasi dëmtimet nuk i kanë lënë të qetë.

Kështu, madrilenët kanë filluar të shikojnë mundësitë e mira në merkato për të përforcuar këtë repart. Përveç rikthimit të bujshëm të Raphael Varane, Real Madrid tashmë ka shënjestruar edhe mbrojtësin holandez të Bayern Munich, De Ligt.

Ish-lojtari i Juventusit duket se nuk po e gjen veten në ekipin gjerman, pasi është harruar pothuajse totalisht nga Tuchel.

Kështu, sipas “Defensa Central”, Real Madrid është i gatshëm t’i ofrojë Bayern Munich një shkëmbim me Tchouamenin.

You may also like