Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve

by admin
Spread the love

Real Madridi e ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos janë mysafir të The Blues, për takimin që zhvillohet të mërkurën e kësaj jave në ora 21:00 në stadiumin “Stamford Bridge”.

Klubi spanjoll ka shfaqur listën e lojtarëve që janë ftuar, derisa skuadra londineze ka një pasqyrë se kush mund të jetë në formacionin e tyre.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë të madrilenëve:

Portierë: Courtois, Lunin, Fuidias.

Mbrojtësit: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo, Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Vazquez, Ceballos, Camavinga.

Sulmuesit: Benzema, Asensio, Bale, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

You may also like