Real Madrid ‘shkel’ edhe Atleticon, ‘blindojnë’ kreun e tabelës

by admin
Spread the love

“Los Blancos” triumfuan me rezultat komod 2 – 0 ndaj Atletico Madridit.

Nga një gol në secilën pjesë ishte e mjaftueshme që Real Madrid të vazhdoi serinë e fitoreve në La Liga.

Ishte Karim Benzema që me një gol në stilin vollej i dha epërsinë Realit pas një asistimi të Vinicius Junior.

Real Madrid kishte edhe disa raste të tjera, por nuk i konkretizoi, kësisoj kjo pjesë mbaroi me rezultat 1 – 0.

Real Madrid vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ndërsa ishte Marco Asensio që shënoi nga afërsia pas një asistimi tjetër të Vinicius Junior (57′).

Me këtë tre pikësh, Real Madrid ‘blindon’ kreun me 42 pikë të tubuara, plotë tetë më shumë se pozita e dytë, Sevilla, ndërsa Atletico renditët në vendin e katërt me 29 sosh.

You may also like