Reagon Neymar: Moment i vështirë! Kam dhimbje, por do të bëj të pamundurën që të kthehem

by admin
Spread the love

Kur e gjithë vëmendja te Brazili është te Neymar, sulmuesi i pafat pësoi një dëmtim jo të lehtë që ka vendosur në rrezik edhe vijimësinë në Botëror.

Ylli” i “Seleçaos” ka reaguar në llogarinë e tij në Instagram, duke pranuar se po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Asgjë në jetën time nuk më është falur apo të ketë qenë e lehtë. Më është dashur gjithmonë të vrapoj pas ëndrrave dhe objektivave të mi. Nuk i uroj askujt të keqen, përkundrazi dua të ndihmoj ata që kanë më shumë nevojë. Është një nga momentet më të vështira të karrierës sime. Dhe sërish në një Botëror”, ka theksuar Neymar.

Por gjithsesi, Braziliani ishte i bindur se aventura e tij në Katar nuk ka përfunduar.

“Kam një dëmtim, po, më dhemb, por jam i sigurt se do të kem mundësinë të kthehem. Do të bëj gjithçka që është e mundur për të ndihmuar vendin tim, shokët e skuadrës dhe veten time,” përfundon sulmuesi i PSG-së. /oversport.tv

Foto: Confederação Brasileira de Futebol, Twitter

You may also like