Reagon kompania “Pofix”: Nuk i dijmë ende shkaqet e zjarrit

by admin
Spread the love




Kompania për prodhimin e materialeve ndërtimore “PoFix” nga Tetova, në depon e së cilës shpërthey zjarri, ka dalë me një komunikate zyrtare pas lokalizimit të zjarrit.

Nga kjo kompani thonë se akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa theksojnë se është e rëndësishme që nuk ka jetë të humbura.

Ja komunikata e plotë e kompanisë:

Komunikatë për media

Të nderuar,

“Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se zjarri kaploi hapësirat tona të ndërmarrjes Pofix, ndryshe të cilat njihen edhe si ish hapësira të Monopolit në Tetovë. Shkaqet e paraqitjes së zjarrit janë ende të panjohura për ne, por ajo që është me rëndësi jetike është fakti se nuk ka humbje jetësh. Me këtë rast, publikisht i falemenderohemi ekipeve të zjarrëfikësve, Kryetarit të Komunës së Tetovës dhe organeve të rendit të cilët maksimalisht po e bëjnë punën e tyre në teren, si dhe qytetarëve dhe afaristëve të Tetovës të cilët u inkuadruan shuarrjen e zjarrit.

Njëkohësisht njoftojmë opinionin publik se zjarri në masë të madhe është shuar. Duke shpresuar për tejkalimin sa më të shpejt të kësaj situate , edhe njëherë, ndërmarrja Pofix, publikisht shprehim keqardhje për këtë fatëkeqësi “, thuhet në komunikatë. /SHENJA/


You may also like