Reagon Edi Rama: 7 sportistë elitarë punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, 4 janë “kolonelë”

by admin
Spread the love

Pas zërave të ditëve të fundit se pritja madhështore që qeveria i bëri atletes Luiza Gega për triumfin e saj në Europianin e atletikës, u përdor për qëllime politike, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se gjithë kjo situatë e krijuar është një mllef i injorantëve dhe dashakeqësve, që njollosin sukseset e atletes.

Ai i referohet disa projekt-ligjeve të reja të qeverisë së tij, duke sqaruar se deri më tani, 7 sportistë të nivelit të lartë nga Shqipëria e Kosova, janë punësuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes: Luiza Gega, Briken Calja, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Indrit Çullhaj, Ilir Këllezi e Ilirian Suli.

Nga këta, 4 prej tyre do të marrin gradën kolonel, pas miratimit të ligjit të ri, ku ata përfitojnë një status honorifik: Luiza Gega, Briken Calja, Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

“Natyrisht do të kishim dashur të bënim më shumë e më shpejt, por kur kujtoj se nga jemi nisur, them lavdi Zotit që ia kemi dalë të bëjmë sa kemi bërë.

Ndërkohë që patjetër, padiskutim, edhe në sport dallimi mes ku jemi dhe ku duhet e duam të jemi është ende shumë i madh. Por s’kemi ç’bëjmë tjetër përveçse të marrim shembull nga Luiza Gega: Të vrapojmë sa më shpejt”, thotë Edi Rama në postimin e tij.

You may also like