Reagon Afrim Gashi: Unë jam me Kim Mehmetin!

by admin
Spread the love




Më poshtë ua sjellim statusin e plotë të Afrim Gashit, kreu i Alternativa:

Kim Mehmeti, në mjedisin tonë, nuk është vetëm ndër shkrimtarët tanë më të mirë, për çka dëshmon zëshëm vepra e tij, por ai është ndër intelektualët më të mirë që i ka prodhuar kombi ynë në këtë shtet.

Guximi intelektual, përgjegjësia shoqërore dhe artikulimi e gatishmëria për ta thënë të vërtetën edhe me çmimin e përplasjes me individë dhe grupe të ndryshme shoqërore është tipar që e shquan personalitetin e Kimit.

Në kohën kur një grup politik është ngritur kundër atij, mendoj se ne si njerëz dhe si shoqëri duhet ta mbështesim autorin tonë.

Megjithëse përndjekja e Intelektualit nuk është as e para e as e fundit, unë deklaroj pa asnjë hezitim se Kim Mehmeti është vlerë e jona kombëtare dhe kjo më bën të mburrem.
Unë jam me Kim Mehmetin!

 


You may also like