Reagojnë këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit: Iniciativa e Kostovskit vetëm me motive antishqiptare

by admin
Spread the love

Këshilltarët shqiptarë në komunën e Butelit, kanë reaguar pas kërkesë së kryetarit të Butelit, për të rikthyer emrat e vjetër, raporton SHENJA.

Ja dhe reagimi i plotë:

Iniciativa e kryetarit të Komunës së Butelit për kthimin e emrave të vjetër në Komunën e Butelit është krejt e qartë se bëhet vetëm nga motive antishqiptare. Ashtu siç mund të shihet nga kërkesa e tij, 90% e emrave që ai propozon të kthehen sipas emërtimit të vjetër janë emra të personaliteteve të historisë shqiptare.

Ne kemi jetuar 70 vjet në Butel me emra të personaliteteve maqedonase, serbe e, madje, edhe vietnameze dhe nuk kemi shfaqur kurrë animozitet ndaj askujt, ndërsa Darko Kostovski as një vit nuk mund t’i durojë emrat e personaliteteve shqiptare. Kjo albanofobi nuk është më vetëm problem politik, por si duket është shndërruar në diagnozë.

Këtu dua t’ia kujtoj kryetarit të Butelit se në komunën tonë zyrtarisht jetojnë 37% shqiptarë, ndërsa jozyrtarisht, sepse ai nuk lejon që njerëzit t’i regjistrojnë adresat e reja këtu, mund të jenë edhe 50%. Prandaj, nëse ai mendon se kështu po e mbron Butelin nga shqiptarët, e mashtron veten dhe i mashtron ndjekësit e tij. Sa më parë që e pranon se Buteli është komunë multietnike, kjo i bën mirë atij dhe krejt komunës sonë. Emrat e personaliteteve të historisë shqiptare, por edhe turke, rome, vllahe e të tjera, vetëm flasin se ne – si shkupjanë – dimë ta respektojmë njëri-tjetrin, të nderojmë secilin për meritat dhe kontributin që e ka dhënë dhe të kemi respekt edhe për historinë e tjetrit. Toleranca është tipari i shkupjanëve, rrjedhimisht edhe i banorëve të Butelit, ndërsa arroganca është tipar i Darko Kostovskit.

Sidoqoftë, si këshilltar i Alternativës, si qytetar i Butelit dhe si shqiptar, i kërkoj kryetarit të Komunës së Butelit, Darko Kostovski, që të heqë dorë nga kjo iniciativë dhe ta tërheqë këtë propozim. Jo vetëm se kjo nuk do të kalojë në Qytetin e Shkupit, ku po ashtu kemi mekanizma për ta bllokuar, por le ta dijë ai se imponimi nuk kalon. Nëse ai vazhdon me kokë në mur, shumë shpejt mund ta thyejë qafën.

Më në fund, të mos harrojë se shumë shpejt kalojnë katër vjet dhe përsëri duhet të kthehet te votuesi.

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like