Reagimi skandaloz i gazetares Rusi, në kërkim falje akuzon kritikuesit për atë që bëri vetë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gazetarja Erjona Rusi ka bërë reagimin e saj publik të parë pas “stuhisë” së shkaktuar në rrjet nga bullizimi i hapur i saj dhe Albi Nakot ndaj peshës së një vajze tetë vjeçare, konkurente në programin “T’ka mami yll”.

Dhe në fakt, përkundër kërkimfaljes që duket sa “për sy e faqe”, reagimi është po aq skandaloz sa edhe vetë sjellja që shkaktoi debat.

Gazetarja Rusi, në profilin e saj të cilin e ka bërë privat për shkak të komenteve të shumta, topin e ka gjuajtur tek ata që kanë reaguar, duke dashur që t’ia veshë kritikuesve bullizimin.

“Për mua Lijana është një fëmijë special dhe e kam dashur që në sekondat e para të atij programi (për kë e ka ndjekur që në fillim) ndërsa ju po e ripostoni atë video duke e viktimizuar pafund Lijanën. Kush po bën bullizëm në fakt?” – shprehet mes tjerash Erjona në reagimin e saj.

Në vend të kërkimfaljes së plotë e pendesës, gazetarja përpos që ka tentuar që sjelljen ta kufizojë në një batutë (edhe pse ishte shumë më gjatë se aq) ka zgjedhur që të vjellë vrer mes rreshtave.

Reagimin e saj të plotë e gjeni në vijim.


You may also like