Reagimi i prindërve të Elvana Gjatës kur ajo ju prezanton këngën e saj të re nuk duhet humbur

by admin
Spread the love

Elvana Gjata do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin Bardhi dhe Dj Gimi. Një pjesë e vogël e këngës ka qarkulluar në rrjete sociale dhe duket se do të jetë një hit i padiskutueshëm.

Elvana ka publikuar një video në Instagram, ndërsa i tregon projektin e ri prindërve të saj, por vëmendjen e ka marrë komplet reagimi i tyre.

Elvana shofere që thotë: “ po i tregoj mamit dhe babit këngën time të re”, mami në vend të parë dhe babi ofruan një skenë mjaft komike. Babi i këngëtares po flet në telefon, ndërsa mami po shkruan. Asnjë nga të dy nuk i ka dhënë vëmendjen e merituar Elvanës. Situatën qesharake ajo vendosi ta ndajë dhe me ndjekësit.

Vajza e rekordeve publikoi katër javë më parë bashkëpunimin me Mozzik të titulluar “S’ka” dhe brenda kaq pak kohe ka mundur të grumbullojë 10 milionë klikime. Presim si do të jetë bashkëpunimi i radhës, edhe pse s’kemi pikën e dyshimit që do të jetë sukses i garantuar.


You may also like