Reagimi i Don Xhonit në momentin kur e dashura ruse njoftoi ndarjen

by admin
Spread the love

Ndarja e reperit Xhonatan Isufi me modelen ruse, Ariana Lirey u bë i ditur mbrëmë përmes disa postimeve të modeles në rrjetin social “Instagram”.

Por, gjatë kohës që modelja ruse publikoi dy shkrime në profilin e saj në “Instagram”, Don Xhoni vendosi të postoi një fotografi duke treguar se çfarë është duke bërë për momentin kështu duke i injoruar fjalët e ish të dashurës.

Kujtojmë se dyshja kishte konfirmuar lidhjen e tyre në muajin dhjetor të vitit të kaluar, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku u shfaqen krah njëri-tjetrit nga Dubai.

“Ishte një histori e bukur, mirupafshim”, shkroi modelja ruse në fotografinë e parë duke e bashkangjitur me një emoji të zemrës së thyer.

“Mënyrën e përkushtimit që unë ua dhashë juve nuk jepet as nga qentë më besnik. Tani mund të jeni krenarë për vetën tuaj”, shtoi ajo.

Ndërsa, dyshja nuk e ndjek më njëri-tjetrin në rrjete sociale, modelja ka vendosur që të mbaj akoma fotografinë me reperin, teksa ky i fundit e ka fshirë atë. Po ashtu, modelja kohë më parë kishte bërë edhe një tatuazh dedikuar Don Xhonit.


You may also like