Reagimi i Burim Ramadanit pas ftesës nga Haga

by admin
Spread the love

Gjykata Speciale e ka ftuar për ta marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

Lajmin për ftesën e ka bërë të ditur Agjencia
Kosovarë e Inteligjencës (AKI), në njoftimin e publikuar në uebfaqen e saj.

Sipas njoftimit të AKI-së, Ramadani beson se ky
është një gabim teknik.

“z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për
obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një
gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, njofton AKI.

Tutje në njoftimin e AKI-së thuhet: “Në
fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për
t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar,
dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me
lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë
dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga
1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

You may also like