Rasti “Perandoria”, Kamçevi do të vuajë 1 vit burg dhe do t’i paguajë 5,3 milionë euro shtetit

by admin
Spread the love




Biznesmeni Orce Kamçev ka arritur kompromis me prokurorinë për rastin “Perandoria”, pasi siç bëjnë të ditur nga prokuroria ai ka rënë dakord që të paguajë 5.3 milionë euro në buxhetin e shtetit si dhe është pajtuar që të marrë dënim me burg prej 1 viti, me çka, rasti kundër tij do të ndalojë tërësisht.

Gjithashtu, Kamçevi bashkë me Nenad Josifoviqin do të duhet t’i japë edhe 1.7 milionë euro Kiraca Trajkovskës, e cila ishte aksionere në “Fershped” dhe palë e dëmtuar në këtë rast.

Veprat penale që ishin objekt hetimi në rastin “Perandoria” kanë të bëjnë me bashkim kriminal, dëmtim apo privilegj për kreditorë, shpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe pastrim parash.


You may also like