Rastet e humbura nga Nunez, Klopp bën krahasimin e veçantë – Shqip

by admin
Spread the love

Jurgen Klopp ka theksuar se nuk shqetësohet aspak nga rastet e humbura të Darëin Nunez në ndeshjet e fundit që ka luajtur me Liverpool. Tekniku i Liverpool nuk ka nguruar ta krahasojë lojtarin e tij me Robert Lewandowskin në periudhën që ky i fundit luante te Borussia Dortmund.

23-vjeçari u transferu në merkaton e verës për shifrën e 100 milionë eurove, ndërsa ka arrityur të shënojë 9 gola këtë sezon e fanelën e “The Reds” në të gjithë garat ku është aktivizuar.

“Mendoj se Nunez dhe Lewandowski kanë shumë ngjashmëri, edhe vetë Lewa do ta pranonte këtë. Tek Dortmund kishim një sesion për të goditur portën dhe ndonjëherë ai i gabonte të gjitha, vendosnim baste. I thoja se nëse shënonte 10 gola do t’i jepja 10 euro, përndryshe nëse nuk ia dilte, atëherë ai do të më paguante mua 10 euro.

Xhepat e mi ishin gjithë kohën plot me para sepse Lewa gabonte shumë. Gjithçka ka të bëjë me faktin e të qëndruarit qetë, është shumë e rëndësishme. Të gjithë jemi dakord se Nunez ka një potencial të jashtëzakonshëm. Do të vijë momenti i tij dhe unë, ashtu si edhe skuadra, jemi shumë të qetë. Skuadra është e bindur për Nunez dhe më vjen shumë mirë për këtë”, ka deklaruar Klopp.

You may also like