Rast unikal në botë, mund të marrë ftesë nga dy kombëtare për të njëjtën ndeshje

by admin
Spread the love

Marcos Senesi, një argjentinas me të ardhme tek “Azzurri”-t. Roberto Mancini, ka vendosur të grumbullojë qendërmbrojtësin e lindur 25 vite më parë në Concordia (Entre Ríos), por me pasaportë italiane, për “Finalen” që Italia do të luajë përballë Argjentinës në Wembley, më 1 qershor. Një finale e madhe që përplas fituesen e Evropianit me atë të Copa Libertadores.

Qendërmbrojtësi i Feyenoordit, i cili do të përballet me Romën në Tiranë në aktin e fundit të Conference League-s pas 11 ditësh, ishte kolona e ekipeve të Argjentinës me U23 dhe U20.
Mancini dhe stafi i tij e kanë ndjekur prej rreth një viti dhe pas përjashtimit të tij nga lista e Argjentinës për Kupën e Amerikës të luajtur në Brazil verën e kaluar, ka nisur të studiohet plani për ta bërë “Azzurro”.

Duhet theksuar se Senesi u përfshi nga Lionel Scaloni, trajneri i bardhekaltërve, në listën paraprake për ndeshjet ndaj Kilit dhe Kolumbisë. Për ndeshjen e Londrës, Scaloni nuk e ka nxjerrë ende listën, por, teorikisht, Senesi mund të jetë rasti i parë lojtar i thirrur për të njëjtën ndeshje nga dy kombëtare.

Senesi mund të jetë një zgjidhje të shkëlqyer për vendin e Giorgio Chiellinit. Fizikisht është shumë i ngjashëm me lojtarin e Juventusit dhe gjithashtu ka aftësi të shkëlqyera realizuese në lojën nga goditjet standarde.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like