Raporti i FIFA-s: Lulëzon merkato e futbollistëve, janë shpenzuar 5 miliardë dollarë

by admin
Spread the love

Ka numra dhe vlera ekonomike në rritje të dukshme për merkaton e futbollit ndërkombëtare në sesionin veror (1 qershor-1 shtator).

Sipas një raporti të FIFA-s, klubet e të gjithë botës kanë shpenzuar në total rreth 5 miliardë dollarë, me një rritje prej 29.7% në krahasim me vitin 2021.

Ka patur 9.717 transferime ndërkombëtare lojtarësh profesionistë, 16.2% më shumë se vitin e kaluar, duke shënuar një rekord historik.

Në rritje janë edhe shifrat e futbollit të femrave, me 684 transferime (14.4% më shumë), një tjetër rekord. Ka pasur rritje edhe në komisionet e agjentëve, që kanë marrë rreth 500 milionë dollarë, një shifër në rritje me 30% krahasuar me një vit më parë. / Oversport.tv

Foto: FIFA Media Twitter

You may also like