Raportet me ndërkombëtarët – Ekspertët kërkojmë kujdes: Mos të sillemi si “fëmijë i llastuar”

by admin
Spread the love

Institucionet duhet të jenë më të vëmendshme e shumë të kujdesshme për
hapat që ndërmarrin, me theks të veçantë zhvillimet rajonale, tha kryetari i
partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për Ekonomia Online.

Edhe pse thotë se në disa raste Kosovës i është bërë presion i padrejtë
sidomos në raport me Serbinë, ai pohon se duhet të shfrytëzohen këtë rrethana për
të forcuar raportet sidomos më BE-në e ShBA-në.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për pozicionin që e ka Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare e me theks të posaçëm me zhvillimet rajonale. Andaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm për hapat që i ndërmarrim po flas si Kosovë, si shtet pastaj normalisht si Qeveri edhe si politikë. Në këtë drejtim shpesh duket se Kosovës i bëhet presion pa të drejtë dhe në shumë drejtime ashtu është”, raporton EO.

“Poashtu them se duhet të jemi të vëmendshëm për këtë pozicion në të cilin
është Kosova dhe poshtërisht për faktin se ajo që ne na duket si sjellje e
privilegjuar ndaj Serbisë, në të vërtetë është një qasje e kujdesshme e
shteteve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që sa më
shumë që është e mundur Serbinë ta tërheq nga orbita e interesit rus dhe ta
afroj me atë perëndimor të BE, ShBA etj. Ne duhet ta analizojmë këtë situatë
dhe me pajtueshmëri me këto rrethana ta ndërtojmë qasjen tonë, sjelljen tonë në
raport edhe me BE dhe me ShBA edhe në raport me Serbinë po edhe në raport me
interesat tona”.

Murati e sheh si të gabuar refuzimin e projekteve nga ndërkombëtarët, ai
thotë se së paku duhet të kishim dhënë zgjidhje e jo të themi vetëm jo si
“fëmijë i llastuar”, e në fund të kërkojmë ndihmën e ndërkombëtarëve.

“Ne kemi thënë
jo për shumë e shumë procese dhe asnjëherë nuk kemi ofruar rrugë dalje prej
tyre, kemi thënë jo dhe kjo është shumë e dëmshme. Unë asnjëherë nuk jam kundër
që të themi jo, por jo-ja duhet të përcillet me një ofertë alternative të asaj
që t’i e thua jo. Kjo sigurisht që i revolton dhe i bënë partnerët tanë edhe
nervoz edhe jo të durueshëm me ne”.

“Nuk duhet ta
harrojmë që një pjesë të mirë të pozicionit që e kemi në marrëdhëniet
ndërkombëtare edhe në rajon e kemi edhe për shkak të këtyre raporteve që i kemi
me partnerët tanë. Duhet të kujdesemi që t’i kultivojmë e jo të tregohemi si
një ‘fëmijë i llastuar’ i cili thotë jo, jo jo e pastaj në fund nëse në fund
nëse diçka shkon keq kërkon ndihmën e tyre”.

Njohësi i çështjeve politike,
Arbnor Sadiku në një intervistë për Ekonomia Online tha
se nga ndërkombëtarët kohët e fundit ka pasur një qasje kritikuese ndaj
Kosovës, duke përmendur moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Realisht së
fundmi kemi pasur një qasje të themi kritikuese ndaj Kosovës për faktin se
Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar të mbahen zgjedhjet e 3 prillit
që mbahen në Serbi edh enë territorin e Kosovës”.

“Sigurisht që kjo
ka ndikuar le të themi negativisht në aspektin e imazhit të Kosovës karshi
aleatëve të saj, por në anën tjetër jo vetëm për fajin e Republikës së Kosovës
po ndodh kjo sepse kemi parë që viteve të fundit edhe Bashkimi Evropian nuk ka
dhënë asnjë karrot le të themi për lëshimet që i ka bërë Kosova në raport me
dialogun Kosovë-Serbi dhe si me thënë faji është i dyanshëm edhe për qasjen si
me thënë jo konsostente të BE ndaj Kosovës, po në anën tjetër disa gabime
diplomatike të Kosovës në raport me bashkësi ndërkombëtare”.

Sadiku thotë se
Kosovës po i bëhet presion më shumë se sa Serbisë, raporton EO.

Por ai thekson se në
këtë periudhë është mundësi e “artë” për anëtarësimin e Kosovës në organizata
ndërkombëtare si në NATO, Këshillin e Evropës etj.

“… duhet të
shikojmë mundësitë që të themi konsistent në kërkesat tona, duhet të kërkojmë
liberalizim të vizave, duhet të kërkojmë statusin e kandidatit, anëtarësimin në
Këshillin e Evropës edhe në NATO, sepse tani më dihet që Rusia nuk ka një imazh
të mirë në të gjitha forumet ndërkombëtare duke përfshi edhe G20, Këshillin e
Evropës, NATO etj”.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që të shfrytëzohet që të anëtarësohet në këta mekanizma ndërkombëtar. Por kjo paraprakisht kërkon një koordinim më të mirë të qeverisë së Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Kur po them një koordinim, nënkupton faktin që duhet të miratojmë linjën e gazit të cilën e kanë kërkuar ShBA, duhet të ofrojmë të gjitha kërkesat të cilat i kanë kërkuar aleatët tanë ndërkombëtarë sidomos ShBA në mënyrë që kjo të na kthehej ne si një kontribut pozitiv dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, raporton EO.

You may also like