Ranocchia zyrtarisht i Monzas, debutuesit blindojnë edhe portën me Cragno

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare: Andrea Ranocchia është një lojtar i Monzas. “Goditja e parë në merkato e Monzas, që sapo është ngjitur në Serie A, është Andrea Ranocchia, që nga 1 korriku do të jetë një lojtar bardhekuq”, shkruhet në njoftimin e klubit. Mbrojtësi me përvojë ka firmosur një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2024.

Debutuesit në Serie A kanë arritur marrëveshjen me portierin e Cagliarit, Alessio Cragno, që do ti bashkohet skuadrës së Berlusconit në formë huazimi me të drejtë blerjeje nëse Monza mbijeton mes më të mirave të Italisë.

Cragno do të kryej vizitat mjekësore gjatë javës së ardhshme, ndërkohë që Monza po mundohet që të blejë edhe Andrea Carbonin. / Oversport.tv

Foto: AC Monza Twitter

You may also like