Ramush Haradinaj presidenti i ri i Shqipërisë? Reagon për herë të parë ish-kryeministri i Kosovës dhe zbulon si qëndron e vërteta

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas qarkullimit të lajmit se do të bëhet presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Haradinaj tha se nuk është kandidat për president.

Reagimi:

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë.
Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për President të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik!”-shprehet Haradinaj.

You may also like