RAMALLAH – Shtayyeh: Gazës i duhet një Plan Marshall ​

by admin
Spread the love



RAMALLAH, 19 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministri i Autoritetit Palestinez Mohammad Shtayyeh i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të nisë një program të ngjashëm me Planin Marshall, planin amerikan për të rindërtuar Evropën pas Luftës së Dytë Botërore, për Rripin e Gazës të dëmtuar rëndë.

“Ne kemi nevojë për një plan Marshall për Gazën”, deklaroi Shtayyeh në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut fundjavën e kaluar.

“Pikë së pari do të jetë një lehtësim dhe ndihmë të menjëhershme. Së dyti rindërtimi dhe i treti, rigjallërimi i ekonomisë. Ne kemi parë nga imazhet satelitore se 45% e Rripit të Gazës është shkatërruar. Kjo do të thotë se në pronat private ka 281 000 njësi banimi, midis shkatërrimit të plotë dhe shkatërrimit të pjesshëm”, deklaroi ai.

Kryeministri, i cili është i vendosur në Ramallah në Bregun Perëndimor dhe nuk ka kontroll mbi Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi, paralajmëroi edhe një herë Izraelin kundër shtyrjes së palestinezëve që kanë ikur në jug të brezit bregdetar në Egjipt në një ushtri sulmuese./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakFutsall, Flamurtari fiton Kupën e Shqipërisë


You may also like