Ramadani: Mund të kishim fituar, por duhet të krenohemi me pikën e marrë

by admin
Spread the love

Egnatia ndali në transfertë Kukësin, pasi barazoi me rezultatin 1-1, ndërsa pas ndeshjes komentoi takimin edhe trajneri Zekerija Ramadani. Ai foli për mikrofonat e “Super Sport” ku tha ndër të tjera se pjesa e parë ishte më e dobëta që është zhvilluar për sa kohë është tek Egnatia.

“Para se të kalojmë te rastet do kalojmë te pjesa e parë, sepse ishte një nga pjesët më të dobëta që unë kam pasur në kohën time te Egnatia. Gjithsesi një pikë e merituar, me një lojë që duhet ta kemi merak. Kjo pikë në fund do të jetë shumë e madhe më vonë”.

NËNVLERËSIMI I KUKËSIT- “Nuk ka mundësi ta nënvlerësojmë Kukësin. Prisnim çdo moment të pësonim gol dhe të liroheshim. Kjo nuk na shkon ne. Duhet të jemi më luftarak, sidomos me skuadrat e mëdha”.

MASAT E MARRA PËR KUKËSIN- “Në krahun e majtë të Kukësit, na depërtuan shumë lehtë. Mendoj se mungoi dublimi, jo ndonjë defekt tjetër. Pjesën e dytë nuk e lejuam Kukësin të na depërtonte. Për ato dy rastet na vjen keq që nuk i shfrytëzuam, sepse do të ishte një fitore e madhe për ne. Por duhet të krenohemi me atë pikë pas fillimit që kemi bërë”. /oversport.tv

You may also like