Ramadani: Më kërkoi edhe Verona, por Lecce besoi te unë, ndaj dua të lë gjurmë te ky klub

by admin
Spread the love

Ylber Ramadani është prezantuar përpara tifozëve të skuadrës së tij të re, Lecce-s.

Në prezantimin si mesfushor i Lecce-s, lojtari i kombëtares shqiptare theksoi se zgjodhi këtë klub në vend të Verona-s, pasi besoi te ai, ndërsa shton se dëshiron të lërë gjurmë.

“Zgjodha Lecce-n sepse ky klub besoi te mua menjëherë. Ata më donin me këmbëngulje dhe projekti më bindi. Isha gjithashtu i vetëdijshëm për interesin e Veronës, por nuk kisha asnjë dyshim për zgjedhjen e këtij klubi. E di që Hjulmand ishte një lojtar i rëndësishëm këtu, por edhe unë erdha te Lecce për të lënë gjurmën time”-tha Ramadani.


Top Channel

You may also like