Ramadani: Kërkoj seriozitet maksimal – Shqip

by admin
Spread the love

Drita e Gjilanit në udhëtim do të takohet me Fushë Kosovën në ndeshjen e javës së 23-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Kryetrajneri i Dritës Zekirija Ramadani tha se na pret ndeshje e vështirë edhe pse jemi dy skuadra me objektiva të ndryshme.

“Ju kam thënë edhe futbollistëve të mos na gënjejë pozita e Fushë Kosovës, pasi brenda saj ka shume kualitet, eksperiencë dhe kam respekt për futbollistët që japin shpirtin luftarak në fushë dhe këtë e kam parë te ekipi kundërshtar.

Por, me qasjen tonë serioze dhe profesionale duhet të japim maksimumin dhe shpresojmë në fitore”, theksoi trajneri Ramadani.

Ramadani ka vetëm një brengë për nesër.

“Është shumë e vështirë si trajner, jo për shkak të nënvlerësimit të FC Fushë Kosovës, por për shkak të pozitës tabelare të saj.

Mua më brengos qasja e futbollistëve të mi, mirëpo ju kam thënë se duhet t’i marrim ndeshjet seriozisht pa marrë parasysh se me cilin kundërshtar përballemi.

Prandaj, edhe nesër ne do të japim maksimumin me seriozitetin maksimal, me diciplinë taktike, me angazhim, me luftë sportive që të arrijmë deri te objektivi ynë, tre pikëshi”, përfundoi timonieri ynë Zekirja Ramadani.

Ndeshja FC Fushë Kosova – FC Drita zhvillohet nesër, ora 13:00, në stadiumin “Sami Kelmendi”, Lipjan.

You may also like