Ramadani: Goli ndikoi nga ana psikologjike, me Pedron ekipi frymon ndryshe

by admin
Spread the love

Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Tirana me rezultatin 3-0. Ndërkohë pas takimit, trajneri i tyre, Zekerija Ramadani u ndal përpara mikrofonave të “Super Sport” për të komentuar humbjen e pësuar.

“Ne e filluam të penalizuar. Ai gol ndikoi shumë te gjendja jonë ë psikologjike. Futbollistët dhanë maksimumin. Nuk jemi as të parët as të fundit që humbim nga Tirana. Ekipi më i mirë sot fitoi. Nuk kemi pse mërzitemi. Donim të merrnim të paktën një pik, por se arritëm.

Pas minutës së 3-të është ndryshe. Futbollistët ndikohen nga tifozët. Gjithsesi jam i kënaqur me futbollistët. Të paktën ta mbanim pjesën e parë pa gola. Na ndëshkuan nga goditja standarde. I uroj suksese Tiranës dhe mendoj se nuk jemi rival me ta”.

DIFRENECA E KASTRIOTIT- “Duhet të shpresojmë. Mendoj që as Skënderbeu nuk i ka humbur shpresat. Duhet të japim maksimumin që të mos e diskutojmë rënien dhe më pas të largohemi nga “playout”-i”|.

PEDRO – “Pa i ulur vlerat e Maganit, por ekipi kur e ka Pedro Auguston, ekipi frymon ndryshe. Nëse ai do të ishte nuk do të shënonte, por pjesa tjetër e ekipit do të luante më mirë”. /oversport.tv

You may also like