Rama tregon vizonin për Hortikulturën, Vitia për Kodrën e Trimave (VIDEO)

by admin
Spread the love

Të mërkurën, kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës,Përparim Rama takoi stafin e ndërmarrjes publike komunale “Hotikultura”.

Këtyre u premtoi se do të krijojë një sektor të ri në këtë kompani publike, atë të dizajnit e planifikimit. U zotua se do të rrisë edhe pagat e punëtorëve pas kërkesës që i bënë këta të fundit.

Kundër kandidati i Ramës nga lëvizja “Vetëvendosje”, Arben Vitia,publikoi një video në rrjetin social Facebook, ku prezantoi planin e tij që ka për zgjerimin e rrugës “Tirana”, krijimin e një pedonaleje në “Tophane”, krijimin e parkut në Medrese, ndërtimin e stadiumit të klubit të futbollit “Flamurtari” në Fushën e Pajtimit.

You may also like