Rama: Të krijojmë hapësirë evropiane, pa qenë pjesë e BE

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Qafë Thanë, për prezantimin e programit të ri kufitar me Maqedoninë e Veriut “one stop shop”, pra “Një ndalesë – Një kontroll”.

Programi parashikon “zhbërjen” të kufirit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave me procedura shumë të thjeshtuara. Gjatë fjalës së mbajtur, Rama theksoi se nisma do të heq ato pengesat e bezdisshme gjatë lëvizjes së turistëve, duke na çuar një hap më pranë unifikimit të doganave tona.

Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë evropiane, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, theksoi kryeministri ndërsa rikujtoi minishengenin ballkanik.

“Shqipëria këtë vit po përjeton një impakt të jashtëzakonshëm të transformimit të imazhit të saj dhe si asnjë vit më parë fluks të turistëve. Numri i investitorëve të mëdhënj ndërkombëtar të interesuar për të investuar në Shqipëri, së bashku me shqiptarët e diaspoës apo ata që jetojnë në Shqipëri, është tejet inkurajues.

Dhe për të arritur këtu është e nevojshme heqja e pengesave. Me kryeministrin kemi folur vijimësisht për këtë dhe kemi parë në vetën e parë se çdo të thotë ‘nga e thëna në të bërë i ndan një det i tërë’. Sepse ka shumë pengesa të importuara nga e shkuara.

Në fakt liberalizimi i lëvizjes sjell më shumë rritje të përgjegjësisë për të gjitha agjencitë ligjzbatuese në të gjitha pikat kufitare.

Unë dua të shtoj se dy Ministritë e Brendshme do të kalojnë në një tjetër nivel për të bërë kalimin pa kontroll, ose me saktë me kontroll të rastësishëm të makinave të kaluara nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Kjo me qëllim që ata që largohen për turizëm të mos e kenë këtë ndalesë të bezdisshme.

Ky është një hap, drejt qëllimit për unifikimin e pikave tona doganore. Por ne nuk kemi pse presim Bashkimin Evropian për ta hedhur këtë hap. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë evropiane, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian”- tha Rama.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like