Rama synon të bëhet President? Ja çfarë thotë deputeti socialist

by admin
Spread the love

Deputeti i PS Besjan Ajazi ka folur në edicionin e lajmeve në televizionin MCN mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, duke nënkuptuar se ka propozuar kandidate gra. Ai u shpreh se është keqkuptuar deklarata e kryeministrit Rama lidhur me zgjedhjen e presidentit nga populli, duke e konsideruar këtë një proces të largët.

“Unë jam partizan i drejtimit nga shoqe. Nga ato lajme që kam mundur të shikoj në media, është keqinterpretuar se do të bëhet një ndryshim i zgjedhjes së presidentit nga populli, nuk ishte kështu. Kryeministri tha se nëse Shqipëria do të dojë presidentin ta zgjedhë nga populli duhet ndryshuar Kushtetuta. Mund të përfshihet në pyetësorin e ardhshëm që qeveria do bëjë. Mund të bëhet pjesë e një pike në pyetësorin e ardhshëm kombëtar. Ky është një proces që do dojë kohë, konsulta, që në optikën time është shumë i largët”.

I pyetur nëse Rama aspiron për të qenë President, Ajazi tha:

“Nuk e di çfarë përgjigje të jap, por di që Rama është zgjedhur me votë për të qeverisur Shqipërinë në mandat të tretë. Të jeni të bindur që do ta përfundojë me sukses, madje duke kërkuar një mandat të katërt. Ministret përkatëse kanë nisur punën për kthimin në drafte dhe më pas në ligje të atyre çështjeve që PS mendoi se duheshin pyetur shqiptarët. Shumë shpjet pritet të vijnë në Kuvend, për të kaluar në komisione parlamentare dhe pastaj në seancë plenare”.

Ajazi tha se LSI dhe Grupi i Rithemelimit të PD janë jashtë negociatave për Presidentin sepse s’kanë grupe parlamentare.

“Tradita e do që negociatat të bëhen mes grupeve parlamentare. Nuk ka grup parlamentar nga Komisioni i Rithemelimit dhe LSI, t’i rrimë korrekt rregullores dhe ligjet”.

Sa i takon çështjes së Ornaldo Rakipit, babai i të cilit u shpall non grata në Departamenti i Thesarit, Ajazi tha:

“S’kishte arsye për vendimmarrje por të mbante qëndrim, që u shpreh nga kreu i grupit Balla. Qëndrimi ka qenë, është dhe do mbetet, në një standard. Mbajmë standardin që çdo pasojë është përgjegjësi indviduale”., tha ai.

You may also like