Rama njofton se kryeshefi i “Prishtina Parking” u shkarkua

by admin
Spread the love

Bordi i drejtorëve të NPL “Prishtina Parking”, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka konstatuar se veprimet e kryeshefit ekzekutiv, duke përfshirë këtu keqpërdorimin e pozitës, mosinformimin e bordit në lidhje me planet dhe projektet investuese të ndërmarrjes e deri te mospërfillja e bordit të drejtorëve, kanë shkaktuar keqmenaxhim të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe kanë cenuar imazhin e NPL “Prishtina Parking”.

Kështu ka shkruar kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka sqaruar se vendimi për shkarkimin nga pozita e kryeshefit ekzekutiv, Liridon Restelica, hyn në fuqi sot.

You may also like