Rama në Ditën Botërore të Shëndetit: Të ndërmarrim masa paraprake për shëndetin sesa trajtimin e problemeve pastaj

by admin
Spread the love

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të
Shëndetit Drejtoria për Shëndetësi nё Prishtinë ka organizuar një aktivitet të
zgjeruar në Komunën e Prishtinës për të shënuar këtë ditë. Ky aktivitet është
organizuar  nё bashkëpunim me Ministrinë
e Mbrojtjes, përkatësisht me departamentin mjekësor të FSK dhe studentët e
Kolegjit “Universum”, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim
Rama dhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në kanë vizituar ekipet mjekësore
në Tendën në “Sheshin Zahir Pajaziti”, për të parë nga afër punën e
tyre.

Po ashtu ai tha se preventiva është edhe
aspekt i gjithë strategjisë se komunës për 
trajtim të qytetit.

Me këtë rast i pari i Prishtinës tha se ideja
e tyre ka qenë që udhëzimet ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth
preventivës, ku sipas tij më mirë është të ndërmarrim masa paraprake për
mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve pastaj.

“Kemi organizuar disa pika në Ditën Ndërkombëtare
të Shëndetësisë, disa pika ku po e shikojmë shëndetin e qytetarëve të Prishtinës,
po ashtu edhe udhëzimet e ndryshme të mjekëve. Ideja është që udhëzimet tona
ndaj qytetarëve të jenë të ndërlidhura rreth preventivës, më mirë është të ndërmarrim
masa paraprake për mbrojtjen e shëndetit se sa trajtimin e problemeve pastaj”,
tha Rama.

“Preventiva është edhe aspekt i gjithë
strategjisë sonë të trajtimit të qytetit, të hapësirave publike të ndërlidhjeve
të qendrës me zonat përreth që të mundësojmë një lëvizje më të lehtë dhe më të
mirë që qytetarët e Prishtinës të kenë mundësinë të lëvizin më shumë.
Sugjerohet që më së paku 30 minuta në ditë të ecet. Këto janë gjëra të cilat po
diskutohen këtu. Kemi një bashkëpunim fantastik edhe me Ministrinë e Mbrojtjes”,
tha tutje Rama.

Ndërsa drejtori i Shëndetësisë në Komunën e
Prishtinës, Izet Sadiku tha se mjekësia primare është prioritet i komunës.

“Bashkërisht po e forcojmë mjekësinë primare që është prioritet i komunës. Në mjeksinë primare fokusi kryesor është parandalim. Kemi bashkuar forcat me qëllim që ti informojmë qytetarët për rëndësinë që ka parandalimi i sëmundjeve që është një kriter shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut”, tha Sadiku.

You may also like