Rama inspekton punimet te soliterët e Ulpianës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Masat e sigurisë ishin pjesë e rëndësishme e vizitës që Përparim Rama e bëri mëngjesin e të premtës.

Kryetari i Prishtinës inspektoi punimet në pesë ndërtesat ikonike në Ulpianë. Ai u shoqërua nga stafi i MCC-së që në bashkëfinancim me komunën po rinovon soliterët.

I pari i kryeqytetit u sigurua se punët, që pritet të përfundojnë kah fundi i nëntorit, po shkojnë mbarë.

Por, për një moment nga inspektimi atë e ndau një qytetar për një shqetësim që e ka. Pak kohë i mori edhe llafi me një turist të huaj, dhëndërr Kosove, që i tregoi diçka interesante.

Ky projekt do të kushtojë gjithsej 2.6 milionë euro.

You may also like