“Rama është në shërbim të krimit” Meta zbulon si mund ta fitojë opozita bashkinë e Tiranës

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa foli për zgjedhjet e ardhshme lokale tha se përballja është me regjimin mafioz të Edi Ramës. Sipas Metës, Rama vetë është një dosje e paligjshme në shërbim të krimit dhe në dëm të interesave të shqiptarëve.

Kreu i PL-së tha se Tirana mund të fitohet shumë lehtë nëse opozita nuk vonohet dhe nëse ndërpriten pazaret siç tha ai me Ramën, Veliajn dhe bashizmin.

Meta nuk foli për emra konkretë që mund të kandidojnë nga opozita për kryetar bashkie, por tha se çdo kandidat i opozitës mund të mundë Veliajn dhe ta fshijë Rilindjen si sket.

“Rama është askushi, ai është peng i së shkuarës së tij. Ai është vetë një dosje e paligjshme në shërbim të krimit ekonomik dhe organizatave kriminale dhe në dëm të interesit të shqiptarëve.

Në këto zgjedhje duhet vendosur pluralizmi politik, e dyta unë jam optimist për fitoren e opozitës. PL ka qëllim kryesor fitoren e opozitës, jo thjesht si suksesin e PL, sepse suksesi është i garantuara.

Objektivi ynë është këshilli i Tiranës, të paktën të kemi 20 këshilltarë siç kanë qenë më parë. Mbrojtësit e interesave publike. Kushdo që do të jetë kryetar i bashkisë, që unë besoj se do jetë i opozitës, por kushdo që të jetë qytetarët të kenë ku të trokasin.

Tirana ka përballjen e vet dhe Tirana është qendra e Shqipërisë, për të mos thënë që është më shumë se gjysma e Shqipërisë. Mua Tirana më duket bashkia më e lehtë, në rast se opozita nuk vazhdon të vonohet. Ideja se këtu qenka një kandidat i tmerrshëm më duket qesharake.

Unë mund të përmendja 7-8 emra nga opozita që atë mund ta fshinin. Por kjo do vullnet që të ndërpritet çdo pazar me Ramën dhe Veliajn, të hiqet dorë nga bashizmi dhe çdo kandidat që do ballafaqohet me Veliajn e fiton dhe e fshin Rilindjen si sekt për ta ndëshkuar në mënyrën më të merituar”, tha Meta.

You may also like