Rama dhe Plenkoviq i bëjnë thirrje BE-së dhe Perëndimit të marrin masa kundër Serbisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe homologu i tij kroat, Andrej Penkoviq kanë kërkuar masa nga Bashkimi Evropian dhe Perëndimi kundër Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Rama, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Zagreb, tha se “agresioni i forcave paraushtarake është po aq shqetësues sa edhe reagimi i Beogradit”.

“Kemi një krim, vrasjen e një oficeri policie dhe kemi heroizimin e atyre që e kanë kryer”, tha kryeministri shqiptar, duke theksuar se kjo nuk duhet të jetë e pranueshme në Evropë, e cila ka vlera të kundërta, raporton HRT, transmeton Klankosova.tv.

Plenkoviq theksoi nga ana tjetër se këto lëvizje nuk mund të mbeten pa përgjigje dhe se vendimi i Beogradit në ditën e zisë pothuajse nënkupton identifikimin me atë që ka ndodhur.

Ai deklaroi se do të vijojë një hetim për të përcaktuar plotësisht se çfarë ka ndodhur, pas së cilës i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi do të bëjë propozime për masa, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni Evropian gjithashtu mund të miratojë masa në mënyrë autonome, pa pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare, siç bëri ndaj Kosovës disa muaj më parë. Për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të BE-së, KE mori masa për të pezulluar punën në trupat punues në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tërhoqi ftesat për takime të nivelit të lartë dhe pezulloi Kosovën nga programi i saj prej 7.5 miliardë eurosh.

Kryeministri kroat theksoi se është i sigurt se masat do të merren dhe Rama kërkoi që ato të zbatohen pa humbur kohë, sepse vendimi i Beogradit në ditën e zisë nuk lë vend për interpretime të ndryshme.

You may also like