Raketat ruse sulojmë Kievin, në vend të fishekzjarreve sirenat shënjojnë fillimin e Vitit të Ri të Ukrainës

by admin
Spread the love

Vetëm 30 minuta pasi kishte hyrë viti 2023, sirenat e alarmit u dëgjuan në të gjithë kryeqytetin e Ukrainës, të ndjekura nga zhurmat e shpërthimeve. Por pavarësisht sulmeve, banorët vendas bërtisnin urimet e Vitit të Ri nga ballkonet e tyre.

Të paktën 20 raketa u nisën në drejtim të Kievit thanë autoritet ukrainase dhe një person humbi jetën.

Sulmet erdhën pasi në  Rusi, Vladimir Putin mbajti një fjalim të vitit të ri i rrethuar nga njerëz me uniformë ushtarake.

Ndërkohë Presidenti Volodymyr Zelenskyy akuzoi Putinin se si  fshihej pas trupave të tij në vend që t’i drejtonte ato, ndërsa iu drejtua ukrainasve me një mesazh për vitin e ri.

“Dua t’iu uroj të gjithëve një gjë – fitoren. Dhe kjo është gjëja kryesore. Le të jetë ky vit viti i kthimit. Kthimi i popullit tonë.  Dua t’ju them të gjithëve: ukrainas, jeni të jashtëzakonshëm. Shihni çfarë kemi bërë dhe çfarë po bëjmë, si ushtarët tanë po e thyejnë këtë ‘ushtri të dytë të botës’ që në ditët e para”. Secili prej nesh është një luftëtar. Unë ju admiroj të gjithëve”, tha ai.


Top Channel

You may also like