Rajoni të fokusohet tek e ardhmja dhe jo e kaluara – Shqip

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka vijuar vizitën në Mal të Zi. Ai është takuar me homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç dhe patën një konferencë për shtyp.

Abazoviç u shpreh se Mali i Zi është i interesuar për bashkëpunim në rajon. Sipas tij, rajoni duhet të fokusohet tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara.

 

“Jemi të interesuar për bashkëpunim, kooperativitet më të lartë dhe duam që të jetë një rrugë që do të marrin fqinjët tanë. Duam të japin kontributin tonë që ta bëjmë të mundshme. Qëllimi është që rajoni të jetë i fokusuar tek e ardhmja jo tek e kaluara”, tha Abazoviç.

Ndër të tjera, kryeministri i Malit të Zi tha se duhet të mbyllen sa më shpejt çështjet e hapura.

“Nuk mbështesim agresionin, ne jemi mbështetës të dialogut mes palëve, të gjenerojmë stabilitet në rajon”, tha ai ndër të tjera./tvklan.al

You may also like