Radikali i majtë fiton zgjedhjet e pjesshme në Britani pas fushatës kundër luftës në Gaza

by admin
Spread the love

George Galloway ka fituar vendin parlamentar në zgjedhjet e pjesshme në Rochdale në veri të Britanisë pas fushatës elektorale pro-Palestinë.

Ai mundi bindshëm kandidatët e dy partive të mëdha duke marrë 12,335 vota me fushatën e zemërimit për luftën në Palestinë, në procesin disi kaotik të zgjedhjeve.

Më herët partia laburiste në opozitë ishte distancuar nga kandidati i saj për Rochdale prej komenteve anti-Izrael.

Galloway mori 12,335 vot në krahasim me 6,638 që mori i dyti, kandidati pavarur David Tully, ndërsa ish laburisti Azhar Ali, u rendit i katërti pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen duke thënë se “po bashkohej me teori konspiracioni për Izraelin”.

“Keir Starmer, kjo është për Gazën,” tha sot Galloway, duke iu referuar liderit laburist që kishte refuzuar të mbështeste armëpushimin në Gaza, ku rreth 30,000 palestinezë janë vrarë pesë muajt e fundit nga bombardimet izraelite .

Fituesi vazhdonte t’i referohej krye-laburistit: “Ti ke paguar e do të paguash një çmim të shtrenjtë për rolin që ke luajtur në aftësimin e katastrofës që po ndodh në Rripin e Gazës”.

Galloway, përfaqësues i Partisë Britanike të Punëtorëve, ka akuzuar si laburistët dhe konservatorët në pushtet për mbështetje të Izraelit.

Kritikët thonë se një arsye e fushatës së tij mund të jetë përqindja e madhe e popullsisë muslimane në Rochdale.

Galloway ka qenë dhe në parë deputet por kjo është hera e parë që partia e majtë e Punëtorëve ku ai aderon, përfaqësohet në parlamentin në Britani.