Radev: Propozimi francez është hap në drejtim të duhur, por duhet të sqarohen disa çështje para se të hiqet vetoja

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Propozimi i presidencës franceze është hap në drejtim të duhur, por mbeten shumë çështje të cilat duhet të sqarohen para se të hiqet vetoja, vlerëson presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke e komentuar propozimin francez për tejkalimin e kontestit ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe hapjen e bisedimeve me BE-në të dorëzuar nga kryeministri Kiril Petkov te Komisioni për Politikë të Jashtme, transmeton BGNES.

Kërkesa për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Radev, duhet të bëhet para fillimit të bisedimeve.

“Jo më pak të rëndësishme janë mekanizmat dhe kriteret matëse për çrrënjosjen e politikës dhjetëvjeçare të çbullgarizimit, vjedhjes dhe falsifikimit të historisë bullgare, si dhe për rinovimin e përmendoreve të shkatërruara dhe shenjave të bullgarizmit të këtyre vendeve dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore bullgare… “tha Radev dhe shton se pret që Qeveria bullgare t’i sqarojë ato çështje dhe të kërkojë mekanizma dhe garanci të qarta.

Presidenti bullgar njëherësh porosit se kryeministri nuk mund të parashtrojë propozim të huaj pa thënë qëndrim të tyrin.

“Kabineti nuk arriti të përgatisë propozim bullgar, ndërsa tani parashtron francez, duke e akuzuar Kuvendin Popullor pa thënë qëndrimin e tij. Kryeministri nuk mund të dorëzojë propozim të huaj pa mendim të sajin. Ai nuk është rojtar, por kryeministër”, thekson Radevi, shkruan BGNES.

 


You may also like